Pas shuarjes së flakëve, largohen nga Shqipëria helikopterët çekë dhe holandezë

schedule16:49 - 27 Gusht, 2021

schedule 16:49 - 27 Gusht, 2021

Ditën e sotme është përmbyllur operacioni i skuadrës holandeze në betejën kundër zjarreve në Shqipëri. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka publikuar foto nga ceremonia e falënderimit dhe përcjelljes së trupave dhe mjeteve që asistuan në këtë operacion.

Peleshi shprehet se BE ka mundësuar mbështetje të jashtëzakonshme teksa Shqipëria u përball me një situatë kritike zjarresh për shkak të temperaturave të larta në vend.

“Sot u përmbyll operacioni i skuadrës holandeze në “luftën” kundër zjarreve, një situatë e vështirë që përjetoi vendi jonë gjatë muajit të fundit.

Bashkimit Evropian na mundësoi nëpërmjet mekanizmave të tij një mbështetje të jashtëzakonshme! U përballëm me një situatë kritike zjarresh për shkak të temperaturave shumë të larta. Sot mund të themi se këtë sfidë e përmbyllëm me sukses, pavarësisht se gatishmëria e forcave të mbrojtjes civile vazhdon të jetë e lartë.

Faleminderit Bashkimit Evropian, Mbretërisë së Holandës dhe Republikës Çeke për ndihmën në helikopterë dhe trupa!”, shkruan Peleshi. m.v/abcnesws.al