Pas shtrenjtimit, Rama njofton bashkëbisedim me qytetarët për naftën

schedule11:34 - 10 Mars, 2022

schedule 11:34 - 10 Mars, 2022

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar bashkëbisedim me qytetarët për çështjen e energjisë dhe karburanteve. Në një postim në faqen e tij në Facebook, Rama bën të ditur se bashkëbisedimi do të jetë në orën 18:30 të ditës së sotme.

“Le të dëgjojmë njëri-tjetrin. Kriza ndërkombëtare e energjisë dhe impakti i luftës mbi naftën”, shkruan Rama.

Sakaq, sot në orën 17:00 është njoftuar protesta e radhës për të kundërshtuar rritjen e çmimeve. Një ditë më parë qindra qytetarë u mblodhën para sheshit të Kryeministrisë, ndërsa më pas protesta përshkallëzoi me bllokim të rrugëve në qendër të kryeqytetit.

Sakaq, organizatorët bënë thirrje për protestë masive ditën e shtunë. Protesta pati gjithashtu edhe në qytete të tjera të vendit si Shkodër dhe Durrës. g.v/abcnews.al