Pas shpinës suaj kërciti arma, Klosi: Kush e ka përgjegjësinë kur mbytet një pushues

schedule17:55 - 24 Qershor, 2021

schedule 17:55 - 24 Qershor, 2021

Ditën e sotme nga Saranda, ministri i Turizmit Blendi Klosi gjatë një takimi për sigurinë e pushuesve komentoi edhe përplasjen me armë zjarri ditën e diel ku mbeti i plagosur pronari i një lokali që ndodhet në rrugën drejt Ksamilit. Por nga përplasja plumbat kapën aksidentalisht edhe një turist.

Ministri e cilësoi ngjarjen të rëndë, por vlerësoi reagimin e shpejtë të policisë së shtetit. “Ngjarja ishte e rëndë dhe që trondit çdo vend turistik, por reagimi forcave ishte i menjëhershëm, arrestimi autorëve të ngjarjes të dyja krahëve ka ndodhur dhe besoj se hetimi do të vazhdojë shumë shpejt.

Besoj që ajo u diskutua edhe sot në Task Forcën e turizmit ishin masat për sigurinë e jetës në plazh dhe jashtë tij, kufizimi i orareve të natës, muzikës, por edhe grumbullimit, pasi kemi nevojë të jemi shumë të kontrolluar.

Të mos ketë pandëshkueshmëri dhe të ketë menjëherë reagim nga forcat e rendit. Duhet të ketë shtim të strukturave të ruajtjes së rendit gjatë sezonit, vëmendje shumë më të madhe dhe një sezoni sa më mikpritës për turistët e huaj” tha ai.

Në vitet e fundit gjatë sezoneve turistike nuk kanë qenë të paktë turistët që janë mbytur. Klosi kishte një paralajmërim direkt për administratorët e plazheve duke u kujtuar përgjegjësinë që kanë nëse një pushues ndërron jetë në hapësirën e plazhit që do të menaxhojnë, prandaj u kërkoi marrjen e masave.

Padyshim në një plazh të menaxhuar nga privati përgjegjësia shkon te privati, nëse është publik përgjegjësia shkon te bashkia. Përgjegjësia penale shkon për poseduesin e plazhit. Pra vendosja e ruajtësve të plazhit është ligj dhe mos dhënia e ndihmës së shpejtë është problem i madh.

Në vitet e kaluara, në 2019 patën një reduktim madh të numrit të jetëve të humbura në plazh rreth 13-14, në 2020 edhe për numrin e ulët që kemi pasur ishin vetë 8 jetë të humbura në plazh. Shpresojmë që të shkojmë me këtë rend dhe falë 1100 ruajtësve të plazhit që kemi të kemi një ruajtje më të madhe” tha Klosi. d.b/Abcnews.al