Plagosja e biznesmenit në Sarandë, ky është një nga autorët, i arrestuar më parë për të njëjtën akuzë

schedule13:25 - 20 Qershor, 2021

schedule 13:25 - 20 Qershor, 2021

Abcnews.al, ka siguruar foton e njërit prej personave të shpallur në kërkim, për plagosjen e biznesmenit Spiro Iljadhi i cili mbeti i plagosur rëndë mëngjesin e sotëm para biznesit të tij në Sarandë “Bar Orange”.

Bëhet fjalë për Redjan Haderi, i cili së bashku me Andrea Caushi dhe Visi Caushi (vëllezër), pas një konflikti të çastit hapën zjarri me breshërinë e një arme automatike ndaj 35-vjeçarit, Spiro Iljadhi, i cili nga plagët e marra u nis me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Ndërkohë nga plumbat mbeti i plagosur edhe një kalimtar i rastit. Mësohet se ashtu si kalimtari, por edhe biznesmeni janë jashtë rrezikut për jetën.

Redjan Hajderi i shpallur në kërkim është një emër i njohur për policinë. Ai në vitin 2017 ra në prangat e policisë së Tepelenës për shkak se akuzohej për  “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”. /abcnews.al/