Një person është plagosur me armë zjarri në Korçë, mbrëmjen e sotme. Mësohet se i plagosur ka mbetur Romeo Berberi, rreth 53 vjeç, i cili ka marrë plumb në këmbë.
Ai është paraqitur në spitalin e Korçës, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga të dhënat e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal, në lagjen nr. 16, Korçë.
Ndërkohë, një tjetër ngjarje kriminale është shënuar në Shkodër këtë mbrëmje, ku një person është vrarë me armë zjarri.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 18.09.2022, rreth orës 20:20, në Spitalin e Korçës është paraqitur i dëmtuar në këmbë, dyshohet me armë zjarri shtetasi R. B., rreth 53 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga të dhënat e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal, në lagjen nr. 16, Korçë.
Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al