Pas shkarkimit të bordit të AKP-së, Kurti: Të mirat vijnë ngadalë, por të këqijat duhen ndalur shpejt

schedule22:52 - 27 Maj, 2021

schedule 22:52 - 27 Maj, 2021

Kryeministri Albin Kurti, ka komentuar shkarkimin e bordit të Agjencisë Kosovare e Privatizimi. Në një postim në Facebook, Kurti shprehet se “të mirat vijnë ngadalë, por të këqijat duhen ndalur shpejt” .

Më tej, ai shprehet se ky është hapi i parë drejt shuarjes së këtij institucioni dhe krijimit të themelimit të Fondit Sovran – që ishte premtim elektoral i Albin Kurtit.

“Sot Kuvendi votoi për shkarkimin e bordit të AKP-së, që të ndalet tjetërsimi e zhvatja. Ky është vetëm hapi i parë drejt shuarjes së këtij institucioni, gjë që hap rrugën për themelimin e Fondit Sovran. Si Qeveri, sot po ashtu jemi autorizuar që të propozojmë një bord të ri para Kuvendit, bord i cili do të ketë një mandat të ri, në përputhje me strategjinë zhvillimore të Qeverisë sonë”, shkroi Kurti.

Kujtojmë se me 65 vota për, 3 kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës shkarkuan bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP). Deputetët nuk kanë miratuar raportin vjetor të kësaj agjencie. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!