Pas sherrit i hodhi solucion në fytyrë, transportohet në spital e moshuara, shoqërohet në polici 65-vjeçarja

schedule19:03 - 25 Tetor, 2024

schedule 19:03 - 25 Tetor, 2024

Një konflikt ka ndodhur mes dy të moshuarave në Bilisht, ku sipas informacioneve paraprake pas sherrit, njëra prej tyre dyshohet se i ka hedhur solucion në sy tjetrës.

Konflikti mësohet se ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa burime bëjnë me dije se e dëmtuara është në spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore.

65-vjeçarja që tashmë është shoqëruar në komisariatin e Devollit dyshohet se është me probleme të shëndetit mendor, ndërkohë që po merret në pyetje lidhur me ngjarjen nga ana e uniformave blu.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!