Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pas rezidencës presidenciale dhe zyrës së kryeministrit, protestuesit në Sri Lanka i drejtohen parlamentit

schedule17:16 - 13 Korrik, 2022

schedule 17:16 - 13 Korrik, 2022

Sri Lanka vijon të jetë mes një kaosi politik dhe ekonomik, teksa presidenti është larguar nga vendi, pas protestave të shumta.

Lexo edhe: Protestat në Sri Lanka, dhjetëra të lënduar

Pasi turmat vërshuan në rezidencën presidenciale dhe në kryeministri, ka qenë radha e zyrës së kryetares së parlamentit. Nuk ka munguar as ndërhyrja e forcave të policisë, me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat.

Kryetarja e parlamentit, Mahinda Yapa Abeywardena tha gjatë një konference televizive më herët të mërkurën se presidenti Gotabaya Rajapaksa i kishte konfirmuar dorëheqjen e tij nëpërmjet një telefonate, por se  ishte ende duke pritur për letrën zyrtare.

Sipas kushtetutës së Sri Lankës, dorëheqja e Rajapaksa konsiderohet zyrtare vetëm pasi Kryetari i Parlamentit të marrë një letër dorëheqjeje.

Ndërkohë, Rajapaksa iku në Maldive me zonjën e parë Ioma Rajapaksa më herët të mërkurën. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!