Pas rasteve me Covid 19, Koreja e Jugut bën hap pas, rimbyll shkollat

schedule07:53 - 29 Maj, 2020

schedule 07:53 - 29 Maj, 2020

Rastet e reja të konfirmuar me koronavirus në Korenë e Jugut kanë kthyer sërish vendimin për mbylljen e shkollave.

Mediat bëjnë me dije se më shumë se 200 shkolla në të gjithë Korenë e Jugut janë detyruar të kthehen në mësimdhënie në internet, vetëm disa ditë pas rihapjes.

Ekspertët kanë theksuar se të gjitha rastet vijnë prej zonave të mbipopulluara me njerëz dhe ekziston rreziku i infektimit komunitar.

Deri më tani në Korenë e Jugur janë konfirmuar të infektuar me koronavirus  11 402 persona ngatë cilët 269 kanë humbur jetën. /abcnews.al