Pas Ramës, Yuri Kim do të takojë Lulzim Bashën

schedule11:23 - 29 Prill, 2021

schedule 11:23 - 29 Prill, 2021

Ambasadorja amerikane Yuri Kim do të zhvillojë takim me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Bashën.

Nuk dihet ende kur do të zhvillohet takimi i planifikuar mes ambasadores dhe kryedemokratit, por pritet të mbahet gjatë kësaj jave. Më herët sot, kryediplomatja amerikane u takua me kryeministrin  Edi Rama.

Lexo edhe: Rama fitoi mandatin e tretë, ambasadorja amerikane Yuri Kim takim në kryeministri

Lëvizjet e ambasadores së SHBA vijnë gjithashtu katër ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit, ku Partia Socialiste fitoi mandatin e tretë qeverisës.

Kim uroi një ditë më parë Ramën për fitoren dhe gjithashtu edhe Lulzim Bashën për fushatën e fortë, siç e quajti ajo. g.v/abcnews.al