Pas prindërve konfirmohet me koronavirus edhe djali në Durrës

schedule12:31 - 13 Prill, 2020

schedule 12:31 - 13 Prill, 2020

Një rast i ri është shënuar këtë të hënë në Durrës duke e çuar në 42 numrin e personave të infektuar në këtë qytet.

I infektuar i është djali i çiftit që është konfirmuar pozitiv me koronavirus një ditë më parë në këtë qytet.

Gazetari Leonidha Musaj raporton për Abc News se tre familjarët fatmirësisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetsore nën mbikëqyrjen e mjekëve dhe janë të karantinuar në banesën e tyre. Ndër të tjera 30 vjeçari dhe prindërit e tij kanë theksuar se prej ditësh ato kanë qëndruar në banesën e tyre duke mos pasur kontakt me persona të tjerë pasi dyshonin se ishin të prekur nga koronavirusi.

Ndërkohë ato shprehen se nuk e dinë se ku mund të jenë infektuar, dyshimet e para janë se çifti mund ta ketë marrë koronavirusin nga kontaktet që mund të kenë pas në furrat e bukës apo duke bërë pazar.

Gjithashtu ai është shprehur se durrsakët duket se e kanë keqkuptuar lehtësimin e masave duke mbushur rrugët e qytetit duke e bërë të pamundur dhe punën e autoriteteve policore që të kontrollojnë nëse kanë apo jo lejet e duhura. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!