Drejtësia merr familjen Berisha/ Pas arrestimit, GJKKO i sekuestron disa pasuri Jamarbër Malltezit

schedule20:36 - 21 Tetor, 2023

schedule 20:36 - 21 Tetor, 2023

TIRANË- Pasi u prangos këtë të shtunë në Aeroportin e Rinasit, Gjykata ka vendosur të sekuestrojë edhe disa pasuri në emër të Jamarbër Malltezit, dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha po hetohet për privatizimin të ish klubit sportiv “Partizani”.

Ai dyshohet të ketë konsumuar veprën penale pastrim parash. Padia në SPAK për këtë dosje është dërguar nga Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në kohën kur ishte kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Konkretisht, bëhet fjalë për një pronë me rreth 10 000 m2, në qendër të Tiranës, e cila në vitin 2008 është privatizuar me një vlerë prej 100 000 dollarë.  Klubi sportiv “Partizani” ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa sot mbi të  janë ngritur 17 kulla.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!