Pas përplasjeve, Rama dhe Meta bëhen “bashkë” në Durrës

schedule09:39 - 4 Maj, 2021

schedule 09:39 - 4 Maj, 2021

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta janë bërë bashkë, pas përplasjeve të forta që kanë pasur kohëve të fundit.

Eventi që i ka bërë bashkë dy krerët e shtetit është stërvitja “Defender Europe 21” që po mbahet në Durrës.

Në krah të kryeministrit Edi Rama qëndron ambasadorja amerikane Yuri Kim, ndërsa në krahu tjetër por në një distancë shumë më të madhe qëndron Presidenti Ilir Meta si dhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Kujtojmë se pas përplasjeve më Presidentit, mazhoranca ka nisur edhe procedurat për shkarkimin e tij nga detyra. /abcnews.al/