Pas një konflikti, 44-vjeçari qëllon me armë drejt banesës së të riut në Durrës

schedule15:52 - 3 Tetor, 2021

schedule 15:52 - 3 Tetor, 2021

Një 44-vjeçar në Durrës ka qëlluar me armë drejt një banesë pas një konflikti që pati me një të ri. Policia e qytetit bregdetar njofton se autori është identifikuar dhe është kapur brenda disa minutave,

Incidenti ka ndodhur në lagjen nr.15, Durrës ndërsa si pasojë e të shtënave nuk ka pasur të lënduar.

Autori i dyshuar i ngjarjes Saimir Meta., 44 vjeç pasi ka qëlluar me armë drejt banesës së E. Sh., 29 vjeç, është larguar me shpejtësi. Por është kapur brenda pak minutash është kapur dhe është shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme

Vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!