Pas nismës së deputetëve dhe prokurorëve, edhe BSH kërkon të japë gjysmën e pagës

schedule13:13 - 9 Prill, 2020

schedule 13:13 - 9 Prill, 2020

Banka e Shqipërisë ka vendosur t’i ul 50% të pagës administratorëve dhe drejtuesve të institucionit të saj.

Mësohet se ky vendim ka ardhur në kuadër të situatës alarmante të krijuar nga koronavirusi.

BSH me anë të një vendimi ka deklaruar se solidarizohet me qytetarët shqiparë.

Këshilli mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë miratimoi  vendimin “Për pezullimin e shpërndarjes së fitimit nga bankat”.

Vendimi i plotë:

“Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë zhvilloi një mbledhje online në datë 08 prill 2020 për të shqyrtuar disa masa të veçanta në kuadër të situatës së krijuar në vend nga COVID-19. Më konkretisht Këshilli Mbikëqyrës mori në shqyrtim dhe vendosi:

Miratimin e vendimit “Për trajtimin e përkohshëm financiar mujor të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës, Administratorëve dhe drejtorëve të Bankës së Shqipërisë, gjatë periudhës së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19”

Ky vendim miraton uljen me 50% të honorareve të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës dhe pagave të Administratorëve e Drejtorëve të Bankës së Shqipërisë, për periudhën e zgjatjes së epidemisë së koronavirusit, në shenjë solidariteti me qytetarët dhe bizneset e prekura.

Miratimin e vendimit “Për pezullimin e shpërndarjes së fitimit nga bankat”

Në bazë të këtij vendimi pezullohet deri në fund të muajit qershor 2020, shpërndarja nga ana e bankave, të fitimit të mbartur nga periudhat e mëparshme, të fitimit të realizuar në vitin 2019 si dhe të fitimit që do të realizohet përgjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2020.

Kjo masë e autoritetit mbikëqyrës, synon të sigurojë mbështetje për bankat, kryesisht nëpërmjet rritjes së aftësisë së tyre për të përthithur humbjet e mundshme potenciale dhe për të mbështetur kredidhënien për klientët individë dhe biznese gjatë kësaj periudhe.

Miratimin e vendimit “Për heqjen e komisioneve të aplikuara nga bankat për transfertat e kreditit në lekë formë jo letër nga klientët e tyre, si dhe të tarifave për pjesëmarrësit në sistemet e pagesave AIPS dhe AECH të operuara nga Banka e Shqipërisë”, duke filluar nga data 10 prill 2020

Ky vendim ka për qëllim mbështetjen e klientëve të bankave për vijimin e kryerjes së pagesave të tyre në kushtet e kufizimit të lëvizjes dhe gjithashtu mimimizimit të rreziqeve nga grumbullimi i popullatës në degët e bankave.

Më konkretisht, ky vendim synon të bëjë më tërheqës përdorimin e shërbimeve Homebanking nëpërmjet eliminimit të kostove të këtij shërbimi.

Njëkohësisht, në mbështetje të këtij vendimi, Banka e Shqipërisë eleminon komisionet e aplikuara për përdorimin e sistemeve të pagesave të Bankës së Shqipërisë nga ana e bankave për të balancuar kostot e mbartura prej tyre.

Në përfundim, Këshilli Mbikëqyrës u njoh dhe me informacione të tjera mbi aktivitetin e përditshëm funksional dhe operacional të Bankës së Shqipërisë”./abcnews.al