Presidenti i Kinës, Xi Jinping ka bërë prezantimin zyrtar të urës më të gjatë mbi det, ndërtimet e së cilës kanë filluar nëntë vjet më parë.
Ura ka një gjatësi prej 55 kilometrave, përfshirë këtu edhe rrugët anësore. Ajo lidh Hong Kong-un me Macau dhe më pas qytetin Zhuhai; edhe raportohet se ka kushtuar 20 miliardë dollarë.
Projekti për ndërtimin e saj ka pasur disa ndërprerje dhe kanë ndërruar jetë 18 punëtorë.
Presidenti Xi ka ndjekur ceremoninë e hapjes së urës që u zhvillua në Zhuhai ku kanë marrë pjesë edhe liderët e Hong Kong dhe Macau. l.k/abcnews.al