Dua Lipa aktualisht është duke bërë një turne nëpër botë me albumin e saj, Future Nostalgia. Këngëtarja me origjinë shqiptare dukej me humor të mirë teksa po shijonte motin e nxehtë në një pishinë me miqtë e saj në Portofino të Italisë.
Këngëtarja 26 vjeçare është fotografuar shumë e afërt pranë një mashkulli misterioz. Në disa foto të publikuara nga Daily Mail, Dua shihet duke bërë dhe selfie. Kujtojmë që pak ditë më parë, Dua pësoi një lëndim pasi u rrëzua në skenë në Milano.
Dua reagoi dje duke thënë se ishte dëmtuar në gju dhe ishte nxirë.
/abcnews.al