Pas ndarjes nga e dashura e re, Blero e pranon për herë të parë: Kënga e fundit është dedikim për të

schedule09:13 - 22 Maj, 2024

schedule 09:13 - 22 Maj, 2024

Blero është një ndër këngëtarët më të njohur të muzikës shqiptare. Ai ka shumë fansa dhe këngët e tij janë kthyer menjëherë në hite.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Blero ka rrëfyer gjithçka që nga fillimet e karrierës, koncertet që do të mbajë këtë verë dhe këngën e fundit.

Artisti ka pranuar për herë të parë se kënga “Për ty” është dedikim për të dashurën e tij, që e thërret “Bebi”.

“Në muzikë kam bërë më shumë se 20 vjet. Këngët e mia janë dhe për të qarë dhe për të kërcyer. Jam shumë falenderues Shqipërisë për krejt suportin në fillimet e mia. Kam shumë dëshirë të vijë në Shqipëri për të performuar. Mendoj se këtë verë do të ketë shumë koncerte, nga Tirana deri në Kukës.

Balada “Për ty” e kam para dy ditësh në një intervistë që nuk është dedikim, por realisht është dedikim për bebin. E pranova për herë të parë. Bebi është pika ime e dobët”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!