Shkak i ndarjes së Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez ishte mungesa e besimit pas thashethemeve se ky i fundit e ka tradhëtuar këngëtaren. Një burim pranë këngëtares tha se 51 vjeçarja ishte në vendin e ‘shoferit’ kur erdhi puna për t’i dhënë fund marrëdhënies, të cilat zyrtarisht e njoftuan më 15 Prill.
“Ajo insistoi. Ka shumë çështje që janë të pazgjidhura.”, tha miku i këngëtares për revistën Peope. Megjithëse Alex fluturoi për në Republikën Dominikane, ku ajo po filmon komedinë “Shotgun Wedding” për të riparuar krizën në marrëdhënien e tyre, ajo nuk mund ta mposhte mungesën e besimit të saj.
!['Ajo këmbënguli [në ndarjen]. Ka shumë çështje që janë të pazgjidhura, 'tha një mik i Lopez. "Ajo ka qenë mjaft e mjerueshme," shtuan ata; parë në 2018 në NYC](https://i.dailymail.co.uk/1s/2021/04/21/16/42044724-9496163-image-m-4_1619020593547.jpg)
Së fundmi, një tjetër burim ka konfirmuar se pas ndarjes ylli i muzikës ka gjetur ngushëllim tek ish burri i saj, Marc Anthony dhe tek binjakët e tyre Emme dhe Max. “Jennifer po bën mirë. Ajo është ende duke filmuar në Republikën Dominikane.

Fëmijët e kanë vizituar dhe e bëjnë më të lumtur. Jennifer dhe Marc Anthony kanë një marrëdhënie të shkëlqyeshme. Të kesh Marc përreth ndërsa asaj i është dashur të punojë ka qenë shumë ngushëlluese për Jennifer. ” , tha burimi.

/abcnews.al

