Covid-i kudo në Elbasan, pas mësuesve e policëve, gjykata drejt mbylljes, preken 4 punonjëse

schedule21:21 - 18 Tetor, 2020

schedule 21:21 - 18 Tetor, 2020

Nga 14 raste që u shënuan sot në Elbasan me koronavirus, 4 prej tyre janë punonjëse të gjykatës së shkallës së parë. Katër të prekurat në gjykatën e Elbasanit janë kancelarja, përgjegjësja e zyrës me qytetarët dhe 2 sekretare.

Gazetari i Abc News Aldo Kozarja raporton se sipas burimeve nesër pritet që gjykata e Elbasanit të mbyllet deri në marrjen e tamponit të gjithë trupës, teksa 3 gjyqtarë janë karantinuar pas zbulimit të 4 rasteve të sotme.

Mes 14 rasteve që u zbuluan sot në Elbasan, 8 ishin mësues, 2 punonjës të Drejtorisë së Policisë në Elbasan dhe 4 punonjëse të gjykatës duke u përhapur frikshëm në institucione./ db/Abcnews.al