Pas manifestimit të 2 marsit, Meta-Basha takim “kokë me kokë” në Presidencë

schedule20:03 - 3 Mars, 2020

schedule 20:03 - 3 Mars, 2020

Pas manifestimit të 2 marsit, një ditë më vonë Meta ka thirrur Bashën në Presidencë. Mësohet se Basha ka qëndruar disa minuta në zyrën e Metës.

ABC News ka mësuar se në fokus të bisedës Meta-Basha, ka qenë kriza institucionale dhe dekreti presidencial për kushtetuesen. Nuk dihen më tepër detaje nga ky takim i zhvilluar larg vëmendjes së medias.

Ditën e djeshme Presidenti Meta zhvilloi një manifestim – protestë në bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë. Këtij manifestimi iu bashkua edhe kreu i PD Lulzim Basha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!