Pas “Malli”, Kidda po vjen me një bashkëpunim ndërkombëtar

schedule14:09 - 26 Nëntor, 2020

schedule 14:09 - 26 Nëntor, 2020

Kidda ka arritur të bëhet një ndër reperët më të suksesshëm në tregun muzikor shqiptar. Pak muaj më parë, reperi publikoi këngën “Malli”, që rezultoi një hit i jashtëzakonshëm. Por, së fundmi, Kidda ka konfirmuar se po punon për të sjellë një projekt të ri muzikor, dhe bëhet fjalë për një bashkëpunim ndërkombëtar.

Mbrëmjen e kaluar, reperi ka qenë i ftuar në “Pardon My French” tha se “2021-shin e pres me mjaft sukses sepse aktualisht jam duke realizuar një bashkëpunim me një emër ndërkombëtar”. Megjithatë, reperi nuk ndau detaje të mëtejshme, duke e lënë surprizë emrin e artistit me të cilin po punon.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KIDDA (@theonlykidda)

Ndër projektet e tjera më të suksesshme të reperit janë gjithashtu dhe “A m’foli mu”, “Bella”, apo “Loca”. Ndërkohë, reperi pritet të publikojë ditën e nesërme projektin e ri që mban titullin “Cataleya” që padyshim do të kthehet në një tjetër hit. /abcnews.al