Pas “luftës” me Covid-19, mjekët specializantë pa paga? Gjata sqaron vendimin e ministrisë

schedule11:05 - 22 Qershor, 2021

schedule 11:05 - 22 Qershor, 2021

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata komentoi në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” vendimin e ministrisë për të ndërprerë kontratat me mjekët specializantë që u punësuan në sektorin publik gjatë periudhës së pandemisë.

Ai shpjegoi se nuk bëhet fjalë për heqje pagash, por sipas tij për një vendim që sqaron se specializantët që fitojnë konkursin dhe kanë të drejtë page, duhet të punësohen në spitale ku ka nevojë shteti ndërsa ata që i përkasin kuotave të lira, mund të punësohen në çdo vend pasi mbarojnë specializimin.

Bëhet fjalë për specializantët që kanë filluar sivjet dhe është një urdhër që ndodh vit pas viti. Me fillimin e specializimit ka dy lloj kategorish: janë ata që marrin rrogë nga ministria e Shëndetësisë dhe të tjerët që nuk mbulohen gjatë specializimit. Bëhet fjalë për këtë kategori, të cilët duke filluar punë pranë Spitalit Universitar nuk mund të punojnë aty ku kanë qenë më përpara.

Bëhet fjalë për ata që janë në kuota të lira, kanë një avantazh që mbasi mbarojnë specializimin kanë të drejtë të punësohen në çdo vend pa patur detyrime ndaj shtetit. Ndërsa kuotat e mbuluara kanë detyrimin që të punojnë tre vjet në ato vende që i ka të nevojshme ministria e Shëndetësisë.”, tha Gjata. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!