Pas Kukësit lëkundje e fortë regjistrohet edhe në Dibër

schedule14:32 - 19 Janar, 2020

schedule 14:32 - 19 Janar, 2020

Pas tërmetit 4.5 ballë që ra në Kukës, një tjetër lëkundje e fortë me magnitutë 4.6 ballë është ndier në Dibër.

Në Kukës ka rënë rreth orës 1 të mesditës dhe ka qenë me thellësi 10 kilometër. Raportohet se lëkundjet kanë zgjatur disa sekonda kurse epiqendra ka qenë në Barrë të Kukësit, 18 km nga Kurbneshi dhe 15 km në veri-perëndim të Peshkopisë.

Deri tani nuk bëhet me dije nëse ka persona të lënduar apo dëme materiale.