Rita Ora dhe UNICEF kanë organizuar një donacion online, me qëllim mbledhjen e fondeve për t’ju ardhur në ndihmë njerëzve të prekur nga kriza e koronavirusit. Përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale, ylli i hitit “Anywhere” theksoi se nga të gjithë dhuruesit, do të përzgjidhet një fitues, i cili do të ketë mundësinë për të kaluar një pasdite nën shoqërinë e saj.
“Si një ambasadore e UNCEF-it, unë jam duke mbledhur para për gjeneratën e prekur nga COVID-19. Ajo çfarë duhet te bëni është të dhuroni diçka për të pasur një shans të pini një çaj me mua. Nuk ka rëndësi se sa dhuroni, krejt paratë shkojnë 100 për qind për bamirësi. Faleminderit për të gjitha dhurimet tuaja”, thotë Rita.
Kujtojmë që pak ditë më parë, Rita Ora mbajti edhe një koncert online, për t’ju ardhur në ndihmë fëmijëve që janë prekur nga pandemia e Covid-19. “Nëpër të gjithë botën, koronavirusi ka prekur gjithçka. Janë mbyllur shkollat, ka ndaluar foshnjat të marrin vaksina jetësore dhe po e bën jetën në zonat katastrofike edhe më të vështirë. Një brez i tërë fëmijësh janë në rrezik dhe unë ju bëj thirrje të gjithëve që të dhuroni sa të mundeni.”, u shpreh Rita. /abcnews.al/