Pas Kanye West, edhe Will Smith pritet të kandidojë për president të SHBA

schedule17:28 - 2 Mars, 2021

schedule 17:28 - 2 Mars, 2021

Aktori i njohur, Will Smith tregoi se mendon që të kandidojë për president të ShBA-së.

Edhe pse është aktor shumë i suksesshëm, ai dëshiron t’i futet politikës, në të njëjtën mënyrë si reperi amerikan Kanye West në vitin 2020. Në një potcast ai u pyet se a mendon të shpërngulet në Shtëpinë e Bardhë, aktori filloi të qeshte.

“Do të pres deri sa të pastrohet, e pastaj do të filloj të mendoj për një gjë të tillë”, tha Smith.

Përveç kësaj ai tha se ka një qëndrim të fortë, është optimist dhe ka besim tek njerëzit dhe beson në harmoni.

“Do të vazhdoj të bëj gjithçka që mundem me forcat e mija, pavarësisht a jam në profesion timin apo edhe në politikë”, përfundoi aktori./abcnews.al