Pas izolimit disamujor, banorët e shtetit të dytë më të madh në Australi shijojnë lirinë

schedule10:20 - 22 Tetor, 2021

schedule 10:20 - 22 Tetor, 2021

Shteti i dytë më i madh i Australisë i dha fund asaj që disa ekspertë dhe media lokale e kanë quajtur bllokimi më i gjatë në botë. Victoria është shteti ose territori i tretë – pas Uellsit të Ri Jugor (NSW) dhe Territorit të Kryeqytetit Australian (ACT) – që nisi të “jetojë me Covid-19” pasi arritjes së objektivit  për të vaksinuar 70% të popullsisë, shkruan CNN

Lehtësimi i kufizimeve do të thotë që nga e premtja, më shumë se gjysma e popullsisë rreh 26 milionë e Australisë “ do të jetojë” me virusin, ndërsa autoritetet në pjesën tjetër të vendit kërkojnë të rrisin normat e vaksinimit.

Kjo ka krijuar një rrugë me dy korsi për të dalë nga pandemia e udhëhequr nga shtetet që kanë shënuar numrin më të madh të të infektuarve duke nxitur përpjekjet e qeverisë federale për të rihapur të gjithë vendin për të huajt për herë të parë në pothuajse dy vite.

6.7 milion banorët e Victoria tani mund të dalin nga shtëpitë e tyre për çfarëdo arsye, megjithëse do të duhet të tregojnë dëshmi se janë vaksinuar plotësisht për të hyrë në vendet publike. Sidoqoftë, dyqanet që shesin mallra jo thelbësore nuk do të hapen derisa 80% e shtetit të vaksinohet plotësisht dhe maskat të jenë të detyrueshme në ambientet brenda dhe jashtë.

Megjithatë, fundi i bllokimit është një lehtësim i madh për banorët e Melburnit të cilët kanë kaluar më shumë se 260 ditë të mbyllur në shtëpitë e tyre. Bllokimi i fundit u shkaktua nga një shpërthim i variantit  Delta. Edhe kur vendi lehtësoi masat të premten, shteti regjistroi 2,189 raste të reja dhe sigurisht rastet priten të rriten.

Me ritmin aktual të vaksinimeve, Australia Perëndimore dhe shtetet e tjera kryesisht pa Covid nuk pritet të arrijnë objektivat e tyre për vaksinimin e 80% të popullsisë për javë të tëra. Sipas planit kombëtar, kufijtë e vendit do të rihapen kur vendi të vaksinojë 80% të popullsisë.

Australia ka regjistruar 154,489 raste dhe 1,611 viktima që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al