Këtë të enjte ka vazhduar normalisht puna në doganën greke. Në Kapshticë ka një radhë të gjatë automjetesh.
Kufiri me Greqinë ishte i bllokuar për shkak të grevës dyditore të sindikatës greke, duke bërë që të ndalej puna në doganë.
Dhjetëra kamionë që transportojnë mallra drejt Greqisë dhe vendeve të tjera të rajoni janë duke pritur në tokën shqiptare për të kryer procedurat. Radha ka arritur deri në 3 km. Vonesat janë shkaktuar nga fluksi i lartë i automjeteve por edhe nga kryerja e procedurave të skanimit.
/abcnews.al/