“Pas golit në minutën e parë Turqia nuk pati tension”, trajneri: Sot fitoi “futbolli italian”

schedule23:12 - 2 Korrik, 2024

schedule 23:12 - 2 Korrik, 2024

Emrat nuk janë të mëdhenj, ama loja ishte spektakolare, me Turqinë që ia ka dalë të sigurojë “biletën” e fundit, për në fazën çerekfinale, të Euro 2024, teksa në “Red Bull Arena”, të Lajpcigut mposhtën, me rezultatin e ngushtë, 2 me 1, Austrinë, për t’u rikthyer pas plot 16 vitesh, në një fazë të tillë, të një kompeticioni madho të futbollit.

Mbi këtë temë, dhe jo vetëm u fol edhe në studion e “EURO KUQEZI”,ABC News, nga ku trajneri, Agim Canaj ka analizuar edhe lojën e turqve, ku përveç se nxorri në pah skemën e mrekullueshme, të teknikut, Vincenzo Montella me një lojën e tij italian shtoi se tensioni i lartë i kësja përballjeje ishte ajo çka ndikoi se eleminimi i austriakëve.

“Ajo që dihet në një ndeshje me eleminim direkt është fakti se tenisioni është shumë i madh dhe këtë tension Turqia ia kaloi Austrisë, pasi goli i shënuar në minutën e parë i dha entuziasëm dhe i dha mundësi të shijojë lojën, prandaj thamë se Montella e rreshtoi skuadrën në këtë mënyrë skuadre, sepse Austria është një ekip fizik, që në grup mundi skuadra me shumë potencial.

Mirëpo sot mbizotëruan turqit, mbizotëroi “futbolli italian” dhe në momentin që sfida shkoi në 0 me 2 tensioni ishte shumë po shumë i lartë mes austriakëve dhe kur ke diçka të tillë, me lojtarë jo të nivelit të lartë nuk e zgjidh dot ndeshjesh, pavarësisht se skuadra e Rangnick luftoi deri në minutën e 90 të sfidës, për të arritur diçka”,- u shpreh Canaj. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!