Pas gjyqit të bujshëm me Amber Heard, Johnny Depp rikthehet në “Pirates Of The Caribbean”

schedule15:48 - 27 Nëntor, 2022

schedule 15:48 - 27 Nëntor, 2022

Johnny Depp do të kthehet në filmin e njohur të “Pirates Of The Caribbean” në rolin e kapitenit Jack Sparrow, pesë vjet pas filmit të fundit. Depp, i cili luajti në të pesë filmat e mëparshëm, do të bëjë provat në shkurt në Mbretërinë e Bashkuar, sipas një fletë thirrjeje të re nga produksioni.

Titulli i filmit të ri do të jetë “A Day At The Sea”. “Johnny do të kthehet si kapiten Jack Sparrow dhe është planifikuar të fillojë xhirimet në fillim të shkurtit në një vend sekret në MB. Gjithçka është në fazat e hershme dhe ende nuk ka asnjë regjisor të lidhur me projektin, i cili quhet A Day At The Sea.

Një fletë thirrje nga filmi i ri i Pirates Of The Caribbean zbulon se Johnny Depp është kthyer si kapiten Jack Sparrow

“Johnny pritet të bëjë një xhirim provë në fillim të shkurtit përpara se prodhimi të fillojë plotësisht. Një fletë thirrjesh është shpërndarë mes atyre që janë në dijeni. Bruce Hendricks, i cili ka punuar në tre filmat e parë, është emëruar si Producenti Ekzekutiv në projektin e ri.

Të gjitha detajet e tjera po mbahen sekret. I gjithë projekti është i mbuluar me fshehtësi dhe Disney dëshiron të mbajë gjithçka të fshehtë sa më mirë që mundet“, tha një burim për The Sun.

Aktori ishte distancuar nga ekskluziviteti jashtëzakonisht i suksesshëm dhe tha se këtë vit nuk do të kthehej

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!