Ashley Benson dhe G-Eazy i kanë dhënë fund lidhjes pas afro një viti. Lajmi për ndarjen e tyre vjen pasi fansat vunë re se Benson nuk e ndiqte më në G-Eazy në Instagram. Në maj, ata u panë duke u puthur jo shumë kohë pasi Ashley u nda nga Cara Delevingne dhe ky ishte fillimi i marrëdhënies së tyre me publikun.
Një burim i afërt pranë tyre tha: “Ashley-t s’i pëlqente mënyra se si ai vepronte rreth saj. Kimia mes tyre s’dukej më dhe ajo i tha se gjithçka ka marrë fund. Ajo nuk ndjente se reperi ishte plotësisht i përkushtuar ndaj saj”. G-Eazy njihet si një tip flirtues dhe mendohet se kjo mund të ketë qenë një nga arsyet e ndarjes nga ish e dashura, Halsey.
Burimi shton se Ashley ishte e vetëdijshme për këtë dhe se “filloi të kishte hezitime, vetëm kur lidhja nisi të bëhej serioze”. Përveç romancës, Benson dhe reperi bashkëpunuan në muzikë së bashku. Në albumin e tij të fundit “Everything’s Strange Here”, Benson dëgjohet në këngën “All the Things You’re Searching For”. /abcnews.al