Pas Facebookut, në Mianmar mbyllen Twitteri dhe Instagrami

schedule08:00 - 6 Shkurt, 2021

schedule 08:00 - 6 Shkurt, 2021

Shteti i Mianmarit është në krizë të thellë politike. Pas kurthit të ngritur nga forcat ushtarake, këto të fundit kanë marrë vendim për mbylljen e rrjeteve sociale.

Përveç Facebookut, tashmë edhe Instagrami dhe Twitteri janë mbyllur “deri në vendimin e radhës” nga forcat ushtarake që ditë më parë kryen grusht-shtet, duke marrë pushtetin e Aung San Suu Kyi.

Kompania e Tëitterit është shprehur e shqetësuar për urdhrin e mbylljes, duke thënë se kjo do pakësojë të drejtën për t’u shprehur.

“Kjo minon bisedën publike dhe të drejtat e njerëzve për të dëgjuar zërin e tyre. Interneti i hapur është gjithnjë e më shumë nën kërcënim në tërë botën. Ne do të vazhdojmë të avokojmë për ‘ti dhënë fund mbylljeve shkatërruese të drejtuara nga qeveria”, është shprehur një zëdhënës i kompanisë për CNN./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!