Pas Eurovisionit, Anxhela Peristeri surprizon me projektin e radhës

schedule07:31 - 10 Qershor, 2021

schedule 07:31 - 10 Qershor, 2021

Pas pjesëmarrjes së Eurovision, Anxhela Peristeri ka surprizuar fansat e saj me projektin e ri. Këngëtarja publikoi pak orë më parë këngën e parë pas kompeticionit evropian, e cila mban titullin “Nuk më doje”. Teksti është shkruar nga Fifi ndërsa për melodinë është kujdesur Kledi Bahiti.

Ndryshe nga këngët ritmike, tipike verore, Anxhela ka zgjerur të vijë me një baladë. “Aaa jam mërzit me ty! Sa jam mërzit me ty…edhe pse nuk më doje…nuk ma thoje!”, thuhet në një pjesë të refrenit. Kujtojmë që Anxhela mori vetëm 57 pikë në Eurovision, të cilat e renditën atë në vendin e 21.

Duke folur për mënyrën e votimit në Soiree, Anxhela tha: “Cilado që të ishte arsyeja e votimit, kënga jonë sigurisht që nuk meritonte zero, sidomos nga fqinjët që pritej një votim pak më i mirë. Të gjithë e dimë që Eurovizioni është një festival gjeopoliitk, nuk është një festival që ti shkon dhe me gjithë talentin tënd, ti del e para.

Dhe për votat e publikut, nuk është se ne kemi shumë, sepse diaspora jonë mund të jetë e madhe, por nuk votojnë të gjithë. Shtetet e tjera janë më të famshëm, Maneskinët ishin më të famshëm. Ka shumë gjëra të tjera që ishin të komplikuara”, tha theksoi këngëtarja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!