Këtë të hënë në programin ‘Abc e Pasdites’ ishin të pranishëm Eneda Tarifa dhe Walter Ricci. Këta të fundit sapo kanë lançuar duetin e tyre ‘Udhëkryq’. Ermali pyet Enedën se përse vendosi te merrte pjesë duke qenë se vitin e kaluar e fitoi festivalin. Rikthimi i saj u komentua jo pak.
“I ka ndodhur Aurelës që pasi fitoi çmimin u rikthye prapë. Pjesëmarrja ime në Kënga Magjike është një detyrim moral artistik ndaj të vetmeve veprimtari, aktiviteve muzikore që kemi në Shqipëri.Unë jam në garë’’
Bashkëpunimi i Enedës është me një artistin Italian, të cilin Ermali e pyet nëse pret të fitoj apo jo edicionin ‘K.M’.
‘Jemi këtu për të mos humbur. Ka fituar Eneda unë akoma jo’, tregoi Walter.
Por si është dukur atij Eneda në fillim? Çfarë kishte menduar kur ka marrë mesazhin për herë të parë nga ajo?
“Sa e mirë”, ishte mendimi që i kishte kapluar teksa kishte parë profilin e saj. Ndërkohë që Walter shtoi në ‘Abc e Pasdites’ se përpos kësaj i ka pëlqyer shumë kënga e saj në Eurovizion.
“Kur e dëgjova për herë të parë këngën që kishte bërë për Eurovizion më të vërtetë i impresionuar”, tha ai.
Ermali e pyet përsëri se çfarë do të ndodhë më tej me bashkëpunimin e tyre? Të dy pohuan se do bëjnë pas ‘Këngës Magjike’ versionin vetëm në gjuhën italiane dhe janë duke menduar ndonjë bashkëpunim për në San Remo. “Ne do të bëjmë një provë për në San Remo”, tha Walter.
Gjatë intervistës me Walter, ra në sy të qenurit shumë komod me gjuhën shqipe sepse kuptonte shumë fjalë dhe lexonte shumë mirë. Nuk munguan komplimentat me shume të qeshura për Enedën: Llokum, bisha ime, ta ha zemren copa copa./abcnews.al