Pas dy vitesh, Fjolla Morina merr vendimin e rëndësishëm

schedule15:50 - 10 Qershor, 2022

schedule 15:50 - 10 Qershor, 2022

Fjolla Morina po rikthehet në muzikë pas afërisht dy vitesh. Projekti i saj i fundit ishte ai me titull “Kape”, të cilin publikoi më 20 shtator të vitit 2020.

Ndërkohë, së fundmi, përmes një postimi në Instagram, Fjolla ka bërë të ditur rikthimin në muzikë.

“Kënga e re së shpejti me….?”, ka shkruar ajo përmbi foto, duke bërë me dije se është duet.

Nuk dihet se me kë ka zgjedhur të bashkëpunojë Fjolla, por aludimet janë të shumta. E rëndësishme është që ajo pas një pauze kaq të gjatë dhe shumë problemeve në jetën e saj private, ka vendosur të jetë më pranë fansave të saj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!