Zgjidhet gruaja që do të drejtojë Durrësin pas largimit të Varfajt

schedule15:36 - 23 Prill, 2020

schedule 15:36 - 23 Prill, 2020

Emirjana Sako, do të jetë kryebashkiakja e re në Bashkinë e Durrësit, pas dorëheqjes nga funksionet të Zhuljen Varfaj.

Emirjana Sako e cila mbante dertyrën e një prej zv/kryetarëve të Bashkisë së Durrësit është propozuar  nga dy grupet e këshillit bashkiak dhe u miratua me unanimitet. Tashmë Sako është kryetare e Bashkisë së Durrësit.

Kujtojmë se Zhuljen Varfaj ishte në postin e kryebashkiakut pas dorëheqjes së Valbona Sakos pas tragjedisë së tërmetit të 26 nëntorit.

Ndërkohë në mbledhjen e kësaj të enjteje Këshilli Bashkiak në Durrës ka marrë edhe disa vendime të tjera të rëndësishme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!