Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Admir Abrija ka dhënë dorëheqjen nga detyra para dy ditësh. Lidhur me këtë, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u shpreh: “Po është e vërtetë drejtori i burgjeve me vullntin e tij ka dhënë dorëheqjen dhe do të marrë detyra të tjera. Unë si ministër e falenderoj shumë për kontributin që ka dhënë.
Atributet e tij i ka marrë zëvendës-drejtori i përgjithshëm. Sapo të kemi një emër do ta bëjmë të ditur për publikun”.
Sa i përket vizitës në Hagë, Manja tha: “Në Hagë kemi nënshkruar dy konventa dhe një protokoll, një nga konventat ka të bëjë me ekstradimin e personave që kryejnë krime ndërkombëtare si krimet e luftës. Qendrimi ynë është shumë i qartë. Ndërsa, konventa e dytë është për zgjedhjen e gjykatës, për zgjedhjet në fushën tregtare për mbrojtjen e interesit të fëmijëve për zgjidhjen ushqimore. Më në fund u nënshkrua. Unë e konsideroj shumë të suksesshme vizitën time në Hagë si ministër i Drejtësisë”./abcnews.al