Është kapur mjeti lundrues i cili ishte ne ndjekje nga policia që prej orës 7:00 të mëngjesit, pasi dyshohej se transportonte drogë.
Sipas informacioneve, bëhet me dije se skafistët janë larguar. Ndërkohë po vazhdon kontrolli nga toka. Te gjitha forcat kane rrethuar zonën dhe po vazhdojnë kontrollin.
Policia deklaroi më herët se mjeti po bënte manovra të dyshimta në afërsi të ishullit të Sazanit, gjë e cila bëri që autoritetet të shkojnë për ta ndaluar.
LEXO edhe: VIDEO/ 7 mjete të policisë kufitare në ndjekje të një gomoneje në det
Por, sapo drejtuesit e mjetit lundrues kanë kuptuar se drejt tyre është nisur policia, janë larguar me shpejtësi.
Ky aksion po zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit të, Policisë Kufitare Vlorë me shërbimet e DVP Vlorë, Delta Force, Roja Bregdetare Vlorë dhe Guardia di Finanza./abcnews.al