Pas “De Una Vez”, Selena Gomez zbulon surprizën e radhës

schedule17:13 - 28 Janar, 2021

schedule 17:13 - 28 Janar, 2021

Këngëtarja e njohur amerikane, Selena Gomez, përmes një postimi në Instagram ka njoftuar se së shpejti pritet të nxjerrë në treg albumin e saj të parë në gjuhën spanjolle. Gomez ka bërë me dije se se albumi i titulluar “Revelación” do të publikohet më 12 Mars.

Revelación” është albumi im i parë në gjuhën spanjolle dhe do të publikohet më 12 Mars. Ju mund ta porosisni atë që nesër në orën 12″, shkroi Gomez përmbi fotos, teksa shfaqet e veshur me një fustan të kuq e tepër mahnitës.

Albumi i saj është një akt i zbulimit të së vërtetes hyjnore i ngjashëm me atë që Gomez po përjeton aktualisht në muzikë. “Ky është vetëm fillimi i dickaje që kam dashur prej vitesh të eksploroj. Uroj me gjithë zemër që ju ta pëlqeni po aq sa unë.“, shkroi Gomez në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Selena Gomez (@selenagomez)

Në fillim të këtij muaji, Gomez lancoi këngën e parë nga albumi të quajtur “De Una Vez”. Kënga e dytë “Baila Conmigo” pritet të publikohet të premten. Teksa fliste për këngën “De Una Vez” Gomez u shpreh se dëshironte të krijonte një projekt në spanjisht prej origjinës së saj. Për më tepër, këngëtarja shprehet se këngët tingëllojnë bukur në spanjisht.

“Unë mendoj se tingëllon më bukur ne Spanjisht. Është diçka që e kam zbuluar së fundmi dhe më është dashur tepër punë për të mos i shqiptuar  gabim. Duhet që çdo gjë të ishte tepër e saktë për të respektuar audiencën.”, u shpreh më tej këngëtarja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!