Pas daljes nga BE, Britania mbyll dyert për këtë kategori emigrantësh

schedule17:42 / 19/02/2020

Britania do të mbyllë dyert për personat e pakualifikuar dhe për ata që nuk dinë të flasin anglisht. Si pjesë e një rregullimi themelor të ligjeve të emigracionit, Britania do t’i japë fund epokës së punës së lirë në fabrika, depo, hotele dhe restorante.

Zyra e Brendshme tha që qytetarët e BE dhe jo-BE që vijnë në Mbretërinë e Bashkuar do të trajtohen në mënyrë të barabartë pasi përfundoi lëvizja e lirë në Mbretërinë e Bashkuar-BE më 31 janar.

Labor tha se një “mjedis armiqësor” do ta vështirësonte tërheqjen e punëtorëve.

Por Sekretarja në ministrinë e Brendshme Priti Patel tha kjo përfshinë ata që nuk kanë një profesion dhe që nuk dinë të flasin anglishten.

Ajo shtoi se bizneset gjithashtu mund të rekrutojnë nga tetë milion punëtorë të mundshëm “ekonomikisht joaktiv” në Mbretërinë e Bashkuar.

Po ashtu ajo është shprehur se qëllimi është të rimarrim kontrollin e plotë të kufijve për herë të parë pas dekadash dhe të eliminojmë “një sistem migrator të shtrembëruar nga liria europiane e lëvizjes së lirë”. /abcnews.al

schedule17:42 / 19/02/2020