Mediat izraelite raportojnë se Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin do të vizitojë Izraelin të premten.
Vizita e tij vjen pas asaj të Antony Blinken, Sekretarit amerikan të Shtetit, i cili mbërriti këtë të enjte në Tel Aviv, shkruan Al Jazeera.
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, Blinken deklaroi se Hamasi nuk përfaqëson palestinezët dhe se kjo organizatë ka vetëm një agjendë, shkatërrimin e Izralit.
Ndër të tjera, Blinken rikonfirmoi mbështetjen e SHBA për Izraelin.
Ditën e premte, Blinken do të ketë një takim me presidentin palestinez, Mahmoud Abbas./abcnews.al