Pas Bërnjakut, mbyllet edhe pika kufitare në Jarinje

schedule14:50 - 24 Shtator, 2023

schedule 14:50 - 24 Shtator, 2023

Policia e Kosovës referuar situatës dhe rrethanave të krijuara, për shkaqe sigurie ka mbyllur për qarkullim kufitar dy vendkalimet kufitare në veri (Jarinje dhe Bërnjak).

Policia fton të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim, si dhe të shmangun daljet dhe lëvizjet e tyre në atë rajon/zonë.

Përndryshe, grupi terrorist i grup i armatosur po vazhdon të qëndrojë në Manastirin në Banjskë të Zveçanit, dhe rreth tij, e të cilët janë të rrethuar nga policia e Kosovës.

Derisa, kryeministri Albin Kurti i bëri thirrje që të dorëzohen.

/KosovaPress/