Dhunë në familje/ Ndalohet në pikën kufitare Hani i Hotit, 36 vjeçari i shpallur në kërkim

schedule12:34 - 25 Janar, 2025

schedule 12:34 - 25 Janar, 2025

Një 36-vjeçar i shpallur në kërkim nga policia është ndaluar në pikën kufitare Hani i Hotit. Mësohet se ai akuzohet për dhunë në familje.

“Policia Kufitare në PKK Hani i Hotit ndaloi shtetasin 36 vjeç, pasi ishte i shpallur në kërkim nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Dhuna në familje””, thuhet në njoftimin e bluve.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!