Pas vëmendjes së madhe që mori në Spanjë ku mori pjesë në “Barcelona Eurovision Party”, Ronela Hajati ka udhëtuar drejt Izraelit. Këngëtarja që do të na përfaqësojë në festivalin evropian të këtij viti, do të marrë pjesë në Israel Calling 2022 bashkë me të tjerë që do të konkurrojnë në Eurovision Song Contest.
Kujtojmë që Ronela do të jetë e para që do të këndojë në gjysmëfinalen e parë të festivalit që pritet të mbahet në Torino. Ronela është shprehur e lumtur që do të jetë e para që do të këndojë në skenën në Torino. Ajo premton se do të dhurojë një performancë të shkëlqyer që do të mbahet mend gjatë.
/abcnews.al