Pas babait të Aleksandrit të Madh, Sazan Guri zbulon origjinën shqiptare të Jezu Krishtit

schedule22:42 - 4 Maj, 2022

schedule 22:42 - 4 Maj, 2022

Kandidati i vetëshpallur për president, Sazan Guri, i cili është gjithashtu studiues, ka habitur jo pak me hipotezën e tij të fundit, pasi ka nxjerrë Jezu Krishtin me origjinë nga Shqipëria.

Me një pikturë të postuar në Facebook, Guri pretendon se Krishti para ngjitjes në qiell mbante mbi kokë një plis, që është ekskluzivisht simbol i Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Postimi i Gurit:

Krishti me plis, rastesi apo ………?

Dihet se ndonje xhubletë, ndonje flamur me dy shkaba, ndonjë fustanellë, ndonjë lahutë apo ndonjë cyle e cifteli edhe ngatërrohesh se e mbajnë edhe ca kombe të tjerë, por plis aman dihet se një komb dhe vetëm një komb e mban, qoftë ai dardan, qoftë ai ilir, qoftë ai epir, qoftë ai arban apo qoftë ai shqiptar. Ndaj dhe i thonë Kreu eshte – a nuk te tregon kjo foto pikërisht këtë? apo eshte lyer me vaj (Hristos) pët të qenë mbret?!

Kujtojmë që në një tjetër postimin të tijin Sazan Guri nxorri me origjinë shqiptare edhe babain e Aleksandrit të Madh të Maqedonisë, Filipin e II.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!