Shkolla e parë shqipe dhe ABC-ja e parë/ Sazan Guri: Është zbuluar që gjuha shqipe është shkruar që në mesjetë

schedule08:37 - 3 Mars, 2025

schedule 08:37 - 3 Mars, 2025

Në një intervistë në “ABC e Mëngjesit”, në ABC News, Sazan Guri foli për shkollën e parë shqipe dhe ABC-në e parë.

Gjatë intervistës, ai u shpreh se shkolla e parë shqipe është kjo e vitit 1258. Ku është zbuluar një dorëshkrim që përbëhet nga 208 fletë.

“Me studimin që i kam kushtuar që prej 15 vitesh, mendoj që shumë gjëra na i kanë dhënë qëllimisht, apo edhe vetë i kemi parapëlqyer t’i pranojmë ashu. Shkollat tona shqipe janë shkollat më të vjetra”, tha ndër të tjera ai.

Gjithashtu nënvizoi se tekstet shqipe dhe shkrime të shqipes datojnë që në vitet 879-1800.

“Alfabeti pellazg e mer kadmi ilir dhe e con në etruri. Është zbuluar që gjuha shqipe është shkruar që në mesjetë”. Nuk mund ABC greke të jetë nga finiqi…Kur thotë Platoni, gjuha e parë e shkruar në gjuhën helene, ishte gjuhë me ABC pellazge. Këto deformimet bënë që ta quajnë gjuhën e parë, barbare”, tha më tej ai.

Gjatë intervistës në studio, Sazan Guri theksoi se është zbuluar që gjuha shqipe është shkruar që në mesjetë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!