Kanë ardhur në Shqipëri shqiptarët, të cilët kishin mbetur të bllokuar në Itali për shkak të koronavirusit. Kështu, është bërë i mundur riatdhesimi i 110 qytetarëve.
Në bazë të rregullave, duke qenë se vijnë nga jashtë, 110 shqiptarët do të duhet të qëndrojnë në një dhomë hoteli për 14 ditë, ku do të paguajnë 7 euro për ushqimin, ndërsa akomodimin e kanë të paguar nga qeveria. Veç ushqimit, shqiptarët kanë paguar gjithashtu edhe biletën e avionit.
Më herët gjatë ditës së sotme janë riatdhesuar edhe 45 shqiptarë nga Turqia. Nga Rinasi, u dërguan në Itali 80 persona ditën e sotme.
Sipas ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë nesër në datën 19 prill, do të kryhen fluturimet Tiranë-Milano dhe Milano-Tiranë. Në ditët në vijim, janë parashikuar fluturime riatdhesimi edhe nga Bari, Frankfurti, Parisi dhe Londra. /abcnews.al/

