Pas amerikanëve, Trump-in e “braktis” edhe Melania

schedule17:55 - 12 Nëntor, 2020

schedule 17:55 - 12 Nëntor, 2020

Melania Trump ka ecur ndërsa mbante për krahu një ushtarak e qëndronte larg bashkëshortit të saj Donaldt, gjatë ceremonisë së vendosjes së kurorave në Ditën e Veteranëve.

Zonja e Parë u shoqërua nga një ushtarak ndërsa qëndronte nën çadrën e tij gjatë vizitës në Varrezat Kombëtare të Arlington. Kjo ishte edhe pjesëmarrja e parë e çiftit presidencial në një event publik, qëkur Joe Biden fitoi zgjedhjet.

As Melania, 50 vjeç, dhe as presidenti, 74 vjeç, nuk mbanin maska në varreza, ndryshe nga vajza e Donald Trump, Ivanka e cila e kishte fytyrën e mbuluar. Gruaja e Mike Pence gjithashtu qëndroi në një distancë prej tij, në atë që dukej të ishte pjesë e protokollit për ceremoninë me distancim social.

Por kjo nuk i ka ndaluar kundërshtarët e Trumps të spekulojnë për një përçarje mes Melania-s dhe burrit të saj. Në vizitat e mëparshme në Arlington në Ditën e Veteranëve, Melania e ka shoqëruar më nga afër bashkëshortin e saj. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!