Pas Alketa Vejsiut, një tjetër shqiptare e famshme ngjitet sonte në skenën e Sanremo

schedule21:03 - 7 Shkurt, 2020

schedule 21:03 - 7 Shkurt, 2020

Pas Alketa Vejsiut, në skenën e Sanremo do të ngjitet një tjetër shqiptare e njohur. Këngëtarja e famshme shqiptare, Dua Lipa do të jetë sonte në skenën e Ariston.

Mediat italiane shkruajnë se Dua do të jetë “super e ftuar” mbrëmjen e sotme. Dua do të këndojë ekskluzivisht si mysafire speciale e mbrëmjes së katërt të Festivalit të 70-të të Sanremo 2020.

Ylli britanik me origjinë shqiptare, me dy çmime Grammy do të dhurojë emocione për publikun italian.

Ndërkohë pjesëmarrja e Vjesiut mbrëmjen e djeshme vijon të jetë ende në qendër të vëmendjes. /abcnews.al