Pas akuzave për korrupsion, lirohet mjekja dhe kryeinfermierja e Traumës, mbetet në burg mjeku reanimator

schedule10:46 - 24 Shtator, 2022

schedule 10:46 - 24 Shtator, 2022

Një ditë pas shoqërimit, policia e Tiranës ka liruar dy mjekët e spitalit të Traumës pasi i ka marrë në pyetje.

Bëhet fjalë për  K.B. me detyrë infermiere dhe S. B., me detyrë mjeke, të cilët u shoqëruan së bashku me mjekun reanimator F.M.

Ky i fundit vijon të mbetet ende në qeli.

Lexo edhe: Një agjent policie u infiltrua si pacient dhe i dha ryshfet, si u pikas mjeku i arrestuar në Spitalin e Traumës

Shoqërimi i tyre u bë më datën 23 shtator në ambientet e spitalit të Traumës pas dyshimeve për korrupsion.

Një agjent i infiltruar i ofroi mjekut reanimator  një shumë prej 20 mijë lekësh pas  ankesave të qytetarëve se në Spitalin e Traumës ishte një mjek i cili ju kërkonte ryshfet gjatë shtrimit.

Prokuroria sqaron se hetimi ka vijuar për disa javë dhe rezulton se këta punonjës të spitalit merrnin shuma të konsiderueshme parash në formë ryshfeti nga pacientët./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!